.

Nuk është Instagrami dhe as Snapchat, ja çfarë po e harxhon baterinë e telefonit tuaj

Në ditët e sotme, mungesa e baterisë është kthyer në një problem të madh pasi telefoni është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit.

Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook, Instagram apo Snapchat mund të jetë edhe përgjigja pse bateria jonë nuk zgjat shumë.

Ndoshta nuk e keni ditur ai që e konsumon më së shumti është ekrani. Në përgjithësi, duke përdorur ndriçimin e telefonit tuaj me masë, mund të kurseni baterinë për të paktën një ose dy ditë më shumë.

Së pari, sa më i madh ekrani, aq më shumë energji elektrike do të duhet për të.

Së dyti, sa më i lartë të jetë ndriçimi i ekranit, aq më shumë procesori  do të kërkojë energji.

Dhe së treti, sa më e lartë të jetë shpejtësia e rifreskimit, aq më e lartë është ngarkesa e CPU-së.