.

Nga konfliktet e vjetra tek planet për zgjerimin e familjes dhe të bijën: Noizy nuk la gjë pa thënë!

Mbrëmjen e djeshme Noizy ka qenë i ftuar në NIN, ku ka folur gjerë e gjatë rreth anës profesionale dhe personale.

Nga planet për të ardhmen, te shkallët e suksesit që ka ngjitur ndër këto vite, te konfliktet me reperët e tjerë e deri te e bija, Noizy i tha të gjitha.

Nuk kishte si të shpëtonte pa u pyetur rreth miqësisë së prishur me Encën, për të cilën është përgjigjur duke e cilësuar si shumë të lodhshme. Mes të tjerash, reperi i hiteve të shumta ka thënë se ai ka dashur që Enca të jetë mirënjohëse ndaj ndihmës së tij.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”, përfundoi ai.

Babastars dhe konflikti me ta

Pas shumë kohësh autori i hitit “Digital love” ka thyer heshtjen edhe rreth përplasjeve të mëparshme që ka patur me Babastras, përplasje të nisur që në fillim të karrierës së tij.

Noizy është shprehur se labeli i Babstarsave është munduar t’i ndalojë muzikën të luhet në vende e media të ndryshme dhe po ashtu, shtoi se ka patur përpjekje që edhe modelet mos të marrin pjesë në videoklipet e tij.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë.”

Sa i përket sherrit të bujshëm në Prishtinë rreth dy vite më parë, 33-vjeçari tregoi se kjo çështje tashmë është mbyllur, por e cilësoi si ngjarjen më të turpshme të jetës.

“Sot uroj mos të ndodhin më probleme aq serioze se nuk mbyllen më aq lehtë. Jemi tjetër moshë, kemi rreth njerëz seriozë, biznesmenë. Sherri në Prishtinë është gjëja më e turpshme ku jam përfshirë. Por, për mua ka mbaruar si çështje. Skivi ta telefonuar Cozman dhe Albertin dhe papritur jemi gjendur përballë. Unë kam qenë në tualet, nuk dija gjë fare. Por siç thash është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur.”

Dafina dhe Ledri

Shumë të komentuara kanë qenë edhe marrëdhëniet e tij me Ledrin dhe Dafinën, me të cilët ai i prishi raportet vite më parë. Por, të gjithë menduam se iu kthyen normalitetit pas bashkëpunimeve që solli me të dy, përkatësisht “Dje dhe sot” dhe “A don love”.

Pas këtyre bashkëpunimeve nuk i pamë më së bashku, teksa me Dafinën nuk ndiqen më as në Instagram.

Duke i cilësuar artistët si të çuditshëm, reperi u shpreh se nuk di të thojë pse është distancuar nga Dafina por gjithsesi shtoi se janë në paqe.

“Po, raportet janë të mira me të dy. Ne artistët jemi pak si shumë të çuditshëm dhe nuk e kuptojmë dot njëri-tjetrin. Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin mirë, me Dafinën mirë, jemi në paqe. Nuk jemi follow, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta kem follow.”

E bija, Leanda dhe planet për një fëmijë tjetër

Ndonëse nuk dimë asgjë se çfarë ndodh me anën e tij personale, reperi ka treguar mbrëmjen e djeshme se ka ardhur koha që të bëhet sërish baba dhe se do dëshironte shumë që familja e tij të zgjerohej.

Sakaq, ai ka folur edhe rreth së bijës, Leandra, të cilën nuk e ekspozon në rrjetet sociale. Ai tha se kjo gjë ndodh pasi nuk e di nëse ajo do apo jo bëhet person publik sepse është ende e vogël, teksa tregoi se i ngjan shumë.

“Leandra është shumë mirë, nuk flet shumë. Është gocë e urtë, shumë e turpshme, origjinal si unë. Ajo është pasqyra ime dhe do e ketë gjithnjë mbështetjen time, por nuk e ekspozoj shumë, sepse ndoshta ajo nuk do që bëhet personazh publik si unë.”/iconstyle