.

Atentati në Tiranë/ Drejtori i policisë jep detaje: Ja pista kryesore ku po hetojmë! Dyshohet se…


Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj deklaroi për mediat se atentati në Tiranë ku mbeti i plagosur vëllai i Armando Gjinit, ka lidhje me hakmarrjen.

Ka pista për një hakmarrje midis personit të sulmuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës, tha Jaupaj, duke u treguar i rezervuar në dhënien e detajeve.

“Sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preng Gjini, ka ndodhur një shpërthim. Është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e departamentit të policisë kriminale, në bashkëpunim me një qark tjetër.

Po kryehen veprime hetimore, me ekspertë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, dhe nuk mund ta bëj ende me dije. Ka pista për një hakmarrje midis personit të sulmuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj.Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Ndërkohë që në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.