.

A do të largoheni nga qeveria? Lleshaj thyen heshtjen dhe flet në Open

Sandër Lleshaj është I ftuar në Open në Top Channel ku foli edhe për deklaratat e tij mbi largimin nga qeveria. Lleshaj tha se deklarata e tij erdhi nga një pyetje e papërcaktuar.

Do largoheni nga qeveria Rama?- e pyeti Eni Vasili.

Dy deklaratat e mia nuk lidhen njëra me tjetrën. Tërheqjen nuk e njoh si koncept kur nuk ka arsye etike, morale dhe profesionale. Ishte një përgjigje ndaj një pyetjeje të papërcaktuar.

Sinqerisht nuk e ka të bëjë më largimin nga qeveria. Edhe ju nuk mund të jeni gjithmonë moderatore. Vjen një moshë kur nuk mund të jemi. Një ditë do të largohemi të gjithë, do të lërgohemi edhe nga kjo botë’- tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.