.

‘The Social Dilemma’: Njerëzit thonë ky dokumentar është më shqetësues se çdo film horror

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin.

Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”.

Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona. U publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe.

Në përmbledhjen e tij shkruhet:

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre.”

Ekspertë që kanë punuar për ndërmarrje të mëdha, përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, paraqiten në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.

“Ajo që unë dua që njerëzit të dinë është se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet. Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trailerin 2-minutësh të dokumentarit.

“Ajo që [njerëzit] nuk e kuptojnë është se ekzistojnë ekipe të tëra inxhinierësh, puna e të cilëve është të përdorin psikologjinë tuaj kundër jush.”

“Gjithmonë e ndieja që në thelb ishte një forcë e mirë – nuk e di nëse ndihem më ashtu.”

Njerëzit shkruajnë:

#1

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma.”

#2

“The Social Dilemma më bën të ndihem i ndyrë dhe të rimendoj për mediat sociale.”

#3

“Pra, The Social Dilemma është realiteti dhe jo një episod i Black Mirror?”

#4

“The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix.”

Të tjerë thonë se është pak i tepërt për t’u ndjekur:

#5

“Mos e shikoni…ankth i menjëherëshëm. Jam gati të hedh telefonin!”

#6

“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”

Burimi: Mirror, Anabel