.

Fotot/ Një det plot thesare e të panjohura, vajza gjen vazon e çmuar të Perandorisë Austro-Hungareze

Shumica prej njerëzve në plazh shkojnë për të marrë rreze, për t’u relaksuar apo për tu larë në det, edhe pse sipërfaqja e tij është një botë me vete, me thesare e plot të panjohura.

Dihet se deti nuk përmban vetëm rërë, por edhe objekte të çmuara që mund të kenë humbur kohë më parë nga mbretër gjatë luftërave të shumta.

Një vajzë tregon eksperiencën e saj ndërsa po kërkonte guaska deti në plazhin në Ankaran të Sllovenisë. Ajo tha se gjeti gota, qeramikë, monedha të vjetra, sende argjendi dhe sende të tjera mahnitëse mbi 100 vjeçare.

“Me disa hulumtime, zbulova se gjej kaq shumë sende historike të mahnitshme sepse në të kaluarën rreth 100 vjet më parë, anijet italiane vinin këtu dhe hidhnin plehra në det”, tha ajo.

Ajo tregon se një ndër zbulimet e saj më krenare është një shishe 200-vjeçare e padëmtuar Maraschino nga Perandoria Austro-Hungareze.

“Pasi e gjeta, e ktheva përsëri në shtëpi në Pallatin Cosmacendi, ku jetonte dikur prodhuesi i shishes, dhe që tani është Muzeu i Qelqit Antik!”, tha vajza. Në fotot e mëposhtme ajo tregon se gurët me ngjyra që gjen në det i kthen në bizhuteri./TCH