.

Bes Kallaku bëhet nostalgjik, publikon foton e rrallë nga dita e parë e shkollës. Ja si dukej aktori dikur

Dita e parë e shkollës është për të gjithë një ditë e paharrueshme!
Vitet kalojnë, por shpesh bëhemi nostalgjikë në këtë periudhë të vitit, kur nxënësit rikthehen në shkollë.

Prandaj, në rrjete sociale sot mund të gjeni jo vetëm foto të fëmijëve, por edhe të të rriturve, të cilët kanë rikujtuar ditën e tyre të parë të shkollës.

Një ndër to është edhe Bes Kallaku, i cili ka postuar një foto të veçantë nga klasa e parë në llogarinë e tij në Instagram.

Aktori i humorit shihet krah miqve të tij dhe ka zbuluar se fotoja është realizuar në Fushë Krujë.

“Urime ditën e parë të shkollës të gjithë atyre dashurive që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. At Zef Pllumi thoshte që këtij populli i duhet ndërruar truni, e truni ndërrohet vetëm me arsimim e shkollim. (Foto nga dita e parë e shkollës në Fushë Krujë. Zoti ju rujt!,”- ka shkruar Besi.
Tek komentet mund të vihet re se disa e kanë njohur me vështirësi, ndërsa të tjerë janë çuditur që është veshur me këmishë policie në një ditë të tillë.