.

Me maskë kapele e kokën poshtë, Katy Perry shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes së vajzës

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, u shfaq sot për herë të parë në publik, pas lindjes së vajzës së saj, Daisy Dove.

Ylli i popit, 35-vjeç, fshehu format e saj trupore nën një fustan të gjerë ngjyrë ulliri me detaje rozë, ndërsa kishte vendosur një kapele si dhe kishte marrë dhe masat mbrojtëse kundër COVID.Megjithatë atë, këngëtarja nuk është dukur shumë entuziaste nga prania e fotografëve aty, pasi është fotografuar vetëm duke mbajtur kokën poshtë, e duke mos dashur të ekspozohet shumë.

Ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë, vajzën Daisy Dove, me të fejuarin Orlando Bloom, 43 vjeç, në fund të muajit të kaluar.