.

Sa kushton dita e parë e shkollës/ Llogaritja e blerjeve që duhen bërë vetëm për një fëmijë

Me fillimin e vitit të ri shkollor , në prag të tij, shpenzimet e prindërve për fëmijët e tyre nisin që me blerjen e librave.
Viti i parë 9200. Viti i dytë në varësi të klasave që zgjedhin 6000-7000. Viti i 3 baza 4300.

Por kostot e familjeve shqiptare për nxënësit që rikthehen në klasa shtohen teksa drejtohen në kancelari për të blerë mjetet e nevojshme shkollore.

“Varet nga buxheti i çdo familjeje. Duke marr një kosto mesatare në 3000 lekë janë te përfshira 10 fletore matematike, 10 shkrimi. Bojëra uji, blloqe. Kuleta. Vizore… shto çantën, në total 4000 lekë të reja”, thotë një shitëse.

Ndryshe nga të gjitha vitet e shkuara, shpenzimet e prindërve rriten edhe më shumë me ndalesën e detyrueshme në farmaci duke qenë se viti shkollor nis me respektimin e masave anticovid.

“Kosto fikse nuk japim dot, varet nga preferencat e prindërve për produktet që do të marrin . Po përgjithësisht janë kërkuar higjenizuesit dhe maskat. Një maskë tekstile shkon 100 lekë ndërsa një higjenizues nga 100-300 lekë variantet e vogla. Dyfish të mëdhatë”, thotë farmacistja.

Për të plotësuar nevojat e të vegjëlve edhe në veshje, vetëm për 1 fëmijë prindërit duhet të harxhojnë më e pakta rreth 20 mijë lekë të reja mesatarisht, e kjo shifër bëhet e papërballueshme për ta kur kanë 2 e më shumë fëmijë./TCH