.

Tashmë që janë realitet, çfarë mund të sjellin listat e hapura?

Ervis Iljazaj
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ndryshimet kushtetutese për hapjen e listave, por i ka kaluar ato në heshjte. Edhe për faktin se, Kushteta nuk ja jep të drejtën për të kthyer për shqyrtim kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetutese. Kështu që, listat e hapura, të pjesshme apo të plota qofshin, tashmë janë realitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme u bënë të mundura sigurisht nga presioni i opinionit publik, por edhe si pasojë e strategjive politike të momenteve të fundit. Madje, u zhvillua një lloj gare se kush nga palët politike i donte më të hapura. Megjitahtë, ndryshimi i sistemit zgjedhor, edhe kësaj here, nuk erdhi si pasojë e një debati të gjerë midis ekspertëve, por si presion i opinionit publik, që mendohej se në pjesën dërmuese të tij kërkonte lista të hapura, pavarësisht se një sondazh i mirëfilltë nuk u bë asnjëherë.
Madje, shpesh herë në debatet publike shtroheshin argumente absurde, si përshembull se cili sistem zgjedhor është më i mirë? Se cili është më demoraktik? Apo cështje të tilla, të cilat diskutoheshin në abstrakt, pa patur aspak paraysh kontekstin politik dhe shoqëror, mbi të cilin duhe aplikuar një sistem zgjedhor apo një tjetër.
Duhet thënë njëhër e mirë se, nuk ekzsiton një sistem zgjedhor më demoraktik se një tjetër. Cdo sistem zgjedhor është demokratik. Fakti që ekziston dhe aplikohet, do të thotë që është një instrument i ushtrimit të sovranitetit, dhe si pasojë është demoraktik. Cdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Nuk ekziston asnjë sistem zgjedhor absolutisht i mirë, apo absolutisht I keq.
Megjitahtë, listat më mirë që u hapën, pasi ulin sado pak kryetarokracinë. Edhe pse nuk duhet të kemi shumë iluzione në ktë drejtim, duke ditur mënyrën se si funksionon politika shqiptare dhe partitë politike.
Në pamje të parë, ky mekanizëm iu pëlqen të gjithëve, duke iu kthyer në këtë mënyrë “të drejtën votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”. Midis kandidatëve të çdo liste, zgjidhen deputet ata që kanë marrë më shumë preferenca.
Duke e parë në këtë këndvështrim, duket maksimumi i demokracisë, por rreziqet e listave të hapura, sidomos në një realitet të tillë politik dhe shoqëror si ky i yni janë të shumta.
Pikë së pari, shtyn drejt korrupsionit dhe shkëmbimit të votës klienteliste midis zgjedhësve dhe kandidatëve. Një raport i cili mund të bëhet edhe më i theksuar seç mund të jetë me sistemin aktual.
Pikë së dyti, listat e hapura do të krijonin një “luftë” brenda llojit, e cila do të dëmtonte garën e ndershme dhe reale politike jo vetëm midis partive, por edhe brenda tyre.
Pikë së treti, partitë do të vashdojnë të mbetën peng e kandidatëve të tyre më të “fortë”.
Pikë së katërti, listat e hapura do të prishnin një praktikë të mirë, e cila është vendosur tashmë në përfaqësimin politik. Atë të kuotave dhe balancimin e raportit midis gjinive të ndryshme në Parlamentin tonë.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, paratë dhe financimi i fushatave do të shkonin në favor të atyre kandidatëve, të cilët janë më të “aftë” për të tërhequr fonde, duke hequr në këtë mënyrë mundësinë e barabartë për t’u zgjedhur të të gjithë pjesëmarrësve në listat përkatëse. Shpesh herë këto financime gjatë fushatave vijnë në mënyrë jo të ligjshme.
Për të evituar të gjitha këto efekte negative që mund të sjellin listat e hapura, sjellja e partive politike dhe liderëve të tyre mbetet thelbësore. Sepse , ndonjëherë, sjellja e partive politike është më e rëndësishme se sa sistemi zgjedhor.