.

Shtylla ndal Tiranën, serbët e Crvena Zvezda befasojnë bardheblutë në momentin më të mirë


Crvena Zvezda ka kaluar në avantazh përballë Tiranës. Për serbët ka shënuar Tomane, në minutën e 62′.

Goli i serbëve vjen në një moment kur Tirana po luante shumë mirë dhe kishte kontrollin e lojës.

Edhe Tirana ka pasur një rast të pastër shënimi në minutën e 57-të të sfidës.

Talenti Muçi pasi kaloi me një lëvizje të bukur mbrojtësin kundërshtar, gjuajti fuqishëm drejt portës, por fatkeqësisht topi përfundoi në shtyllë.

KOMENTI LIVE:

61′ GOL CRVENA ZVEZDA 0-1/ Bardheblutë ndëshkohet në momentin më të mirë. Pas një harkimi nga këndi, futbollisti Tomane godet me kokë brenda zonës, duket tundur rrjetën e Ilion Likës.

59′ Pa fat Tirana! Shtylla i mohon golin e avantazhit bardheblu pas tentativës së Muçit, topi devijohet nga portieri dhe shkon në shtyllë.

57′ Kobina kroson nga e djathta në zonë, për Muçin, i cili nuk e kontrollon dot siç duhet.

55′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, pas një tentative të Kanga, topi u devijua dhe shkoi ngjitur me shtyllën.

53′ Najdovski është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për faull taktik.

46′ Starton pjesa e dytë! Zvezda kryen një zëvendësim, largohet Spiridonoviç, vendin e tij e zë Ivaniç.

Përfundon pjesa e parë! Dominim i bardhebluve, që kërcënuan portën e serbëve me Muçin, Kalenë dhe Hoxhallarin!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Jurgen Çelhaka është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

37′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që ka marrë frenat e lojës në dorë.

34′ Ndëshkohet edhe Sanogo i Crvena Zvezdës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

32′ Vangjeli është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

31′ Pranë golit Tirana, me Hoxhallarin, i cili lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, duke surprizuar portierin serb, i cili e ka ndalur topin në vështirësi duke e dërguar në këndore rrezikun.

25′ Tjetër rast i shkëlqyer i Tiranës me Kale që provoi me një gjuajtje nga distanca, por u ndal nga portieri mik.

19′ Pranë golit Tirana. Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën!

13′ Tirana provon të rrezikojë me Muçin, por talenti shqiptar mbyllet mirë nga mbrojtësit e Crvenës.

10′ Goditje këndi për Crvena Zvezdën, Lika largon në vështirësi në një tjetër goditje këndi!

7′ Dirthërima në portën e Tiranës, Katai shmang bukur 3 lojtarë bardheblu, provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

5′ Një rast i rrezikshëm në zonën e Likës, pas një harkimi nga e goditja e dënimit, por gjyqtari anësor, sinjalizon pozicion jashtë loje.

4′ Minutat e para janë të qeta, me bardheblutë që shfaqen më kërkues, duke ushtruar presion në zonën e serbëve.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”./panorama