.

Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të Tiranës me simbolet e skuadrës së tyre (FOTO)


Crvena Zvezda, kampiona e Serbisë e cila përballet sot me Tiranën i ka kushtuar një artikull interesant një malazezi i cili ka hapur një lokal në kryeqytetin shqiptar me ngjyrat dhe simbolet e bardh e kuq të ekipit historik serb.

Mileta Dasic, quhet tifozi i cili prej vitesh adhuron Crvena Zvezdën pavarësisht se është lindur dhe ka jetuar gjithë jetën në Tiranë. Ai është nga Mali i Zi, por sqaron se gjyshi i mësoi serbisht dhe në familje mësoi për traditat dhe sportin serb.

”Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbisht kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time, dhe dihet se Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç bën Serbia tani”- tregon ai.

Duket ditur armiqësitë tashmë shekullore shqiptaro- serbe, Dasic thotë se nuk ka probleme me bashkëqytetarët e tij për këtë vendim, por përkundrazi ata vijnë dhe pijnë kafe në lokalin e tij.

Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të
”Kam pasur një dëshirë për të hapur një kafene që në moshë të re, e cila do të jetë një vend i vërtetë për t’u shijuar. Dëshira për të hapur një strukturë të tillë nuk ka qenë asnjëherë e diskutueshme, dhe porsa fitova kushtet financiare, e bëra këtë. Kam shfrytëzuar çdo vizitë në Beograd për të blerë disa paime të Yllit të Kuq dhe ngadalë pajisa një kafene në të cilën u investuan shumë përpjekje dhe dashuri. Më vjen mirë që kam mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi, të cilët nuk kanë asgjë kundër angazhimit tim për klub dhe shpesh vizitojnë këtë kafene.”- thotë malazezi.

Pavarësisht se e ka të vështirë pasi e njeh edhe ekipin e Tiranës shumë mirë, Dasic thotë se sot zemra e tij do jetë për Crvena Zvezdën dhe beson se serbët kalojnë më tej.Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të

”Unë mendoj se do të jetë një lojë e mirë dhe e vështirë, pasi e njoh mirë ekipin e Tiranës, por gjithashtu mendoj që Ylli i Kuq është një ekip më i mirë dhe që ata do të fitojnë sonte.”- tha Dasic.Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të

Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të

Befasohen serbët e Crvena Zvezda, gjejnë lokal në mes të