.

‘Vogëlushi i pafat’, vdekja tragjike e 10-vjeçarit në Kakavijë raportohet nga mediat greke


Mediat greke kanë raportuar me bujë, aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje 10-vjeçarin S. Ndoj. ‘Protothema’ “Zougla’ dhe media të tjera, shkruajnë për vogëlushin nga Lezha se fatkeqësisht, ai ka humbur jetën sot, teksa prej ditësh priste në radhë për t’u future në shtetin grek.

“Vogëlushi i pafat priste pre 24 orësh për të hyrë në Greqi bashkë me familjen e tij, ndërsa u përplas nga autoambulanca teksa kjo e fundit po dërgonte një të sëmurë në spital,”– shkruan “Protothema”.

“Ndërsa radhët në kufi janë bërë kilometrike,”– vijon më tej e nëjjta medie, duke i dhënë bujë situatës alarmante të Kakavijës. Të njëjtën gjë ka raportuar edhe “Zougla”.

S. Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa në një hije, priste me të ëmën, që të kalonte për në Greqi. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulance ishte bosh dhe po ecte me shpejtësi.

Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale, dhe një prej tyre ishte vetë mësuesja e të voglit nga Lezha, e cila shkruante se mërgimtarit iu pre ëndrra në mes.'Vogëlushi i pafat', vdekja tragjike e 10-vjeçarit në

'Vogëlushi i pafat', vdekja tragjike e 10-vjeçarit në