.

VIDEO/ “Atdheu jo vetëm nuk i mban, por edhe s’i përcjell dot”- Ervin Salianji për situatën në Kakavijë: Ka ardhur koha që shqiptarët…


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sa i përket situatës së krijuar në Kakavijë, me radhët kilometrike të makinave.

Teksa poston një video në facebook, pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama në shkurt të 2013 ku ngrinte pyetjen se përse ikin shqiptarët, Salianji thotë se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të rrinë dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

Salianji thekson se “sot shqiptarët janë të ngecur në rrugët e një atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!”

Reagimi i plotë:

Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e një atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!

Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.

Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

 

Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e nië atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot! Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet. Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë. Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

Publiée par Ervin Salianji sur Samedi 15 août 2020

/panorama