.

“U hodh nga varka, por nuk doli mbi ujë”, – Policia jep detajet për ngjarjen në Shkodër. Zbardhet identiteti i të riut që dyshohet se është mbytur


Një 24 vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur ‘Balshaj’.
Mesohet se kanë qenë dy çifte që kanë shkuar në liqen për t’u larë. Teksa kanë hyrë për të bërë not, tre persona kanë dalë nga liqeni, ndërsa një prej tyre ka humbur gjurmët.

Dyshohet se i riu 24-vjeçar, me iniciale B.B., banues në fshatin Ktosh është mbytur, pasi është hedhur nga varka në liqen, por nuk ka dalë nga uji.

Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen./Panorama