.

Të lodhur, pa gjumë dhe pa ngrënë/ Ja si paraqitet situata aktuale në Kakavijë (Video eksluzive)

Vijon situata e rënduar në pikën Kufitare të Kakavijës, për shkak të masave shtrënguese të pandemisë, që ndërmori qeveria greke.

Hapur.al ka siguruar videon teksa shihet situata aktuale në këtë pikë ku presin me mijëra qytetarë në mjete prej dy ditësh. Ata janë detyruar ta kalojnë natën jashtë ndërsa nuk dihet ende se kur mund të kemi një përmirësim të situatës.
Disa presin me padurim të kalojnë pasi duhet të rikthehen në punë, ka edhe nga ata me fëmijë të sëmurë dhe shumë të tjerë të lodhur e pa gjumë.
Pak më parë ka mbërritur në Kakavijë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.Ndërsa efektivët e FA nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra kanë nisur të shpërndajnë ujë e ushqime.Megjithatë ka edhe nga ata emigrantë që shprehen se nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, ndoshta kjo për shkak të numrit të lartë të njerëzve që ndodhen në kufi.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave./Hapur.al