.

Situata në Kakavijë, Xhacka publikon fotot: Shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vazhdojnë ndihmat për shqiptarët që kanë mbetur në radhë në pikën kufitare të Kakavijës.

Xhacka ka nxjerrë disa foto, ku shihet sesi një ekip i tërë ndihmon shqiptarët e mbetur në kufi, me ushqime dhe ujë.foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Postimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka:

Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre.

Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në #Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në #Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore.

#ShqipëriSolidare??