.

Radhë kilometrike dhe në Kapshticë, qytetarët me orë të tëra në pritje për të kaluar në Greqi

Është kthyer radha kilometrike në Pikën Kufitare të Kapshticës. Shqiptarët po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

“Dhe pse dje pati normalizim të situatës, mëngjesin e sotëm janë dyndur drejt kësaj pike për të kaluar në Greqi para datës 17 gusht ku ka shtim të masave. Qytetarët janë të shqetësuar për punën e tyre. Radha ka shkuar deri në fshatin Kapshticë dhe mjetet sa po vijnë po shtohen. Nga pala shqiptare po punohet me 8 sportele, 6 në dalje dhe 2 në hyrje. Nga pala greke po punohet me 3 sportele.

Qytetarët i janë drejtuar kësaj pike që në orët e para të mëngjesit. Burime për Balkanweb bëjnë të ditur se kanë dalë mbi 4 mijë shtetas nga pika e Kapshticë drejt Greqisë.