.

Pamje të rënda nga Kakavija, autoambulanca përplasi për vdekje fëmijën teksa po dërgonte në spital një grua të sëmurë

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Kakavijë, ku autoambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar, që po priste në radhë për të kaluar kufirin.
“BalkanWeb” sjell pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet një njollë e madhe gjaku në tokë, si dhe autoambulanca, që ka pësuar dëmtime të mëdha, pasi përplasja ka qenë e fuqishme.
Autoambulanca ka qenë me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për të dërguar në spital një grua, që kishte probleme shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit, ku mjeti ka përplasur të miturin, i cili ka ndërruar jetë në vend.