.

Manastirliu jep lajmin e mirë: Mjeku i “Shefqet Ndroqit” fiton betejën me koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se mjeku Alban Hatibi ka fituar betejën me koronavirusin.

Sipas Manastirliut, mjeku Hatibi ka shërbyer prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa sot është shëruar nga virusi i rëndë.

Mesazhi i ministres:

Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me ?COVID19?

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën me ?Covid19?

#BASHKË