.

Kryeministri Rama reagon për kaosin në Kakavijë: Jemi në komunikim me palën greke për lehtësimin e procedurave

Kryeministri Edi Rama reagon për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë, që duan të kthehen ne Greqi.

Rama publikon një foto të një vajze që i matet temperatura, e shkrepur nga nata e mbrëmshme në Kakavijë, ndërsa thekson se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”

Reagimi i kryeministrit Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.