.

Kaosi në Kakavijë, konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që pala greke të hapë kufirin edhe gjatë natës


Konsuolli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, në një prononcim për mediat, deklaroi se është duke u negociuar, që pala greke të mund të hapë kufirin edhe gjatë natës nw Kakavijw.

“Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës”, tha Verleni.

Eltion Verleni theksoi gjithashtu se janë në negociata me palën greke për të shtuar edhe numrin e shqiptarëve që kalojnë në një ditë në anën tjetër të kufirit.

“Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë.

Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj”, deklaroi Verleni./bw