.

Arrestohet këngëtari shqiptar në lokalin me 120 persona, ja për çfarë akuzohet

Është arrestuar nga policia këngëtari shqiptar nga Kosova, Korab Jetishi, i biri i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi. Mësohet se ai ka rënë në pranga për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimin e njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mbajtjen e distancës etj.