.

Radha kilometrike në Kakavijë/ Cakaj telefonon ministrin grek, ja çfarë kanë biseduar


Radhët e gjata kilometrike në kufirin me Greqinë, Kakavijë kanë bërë që ministri i jashtëm në Detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, të telefonojë homologun e tij grek, Ioannis Varvitsiotis.

News 24 raporton se Cakaj ka biseduar me Varvitsiotis për lehtësimin e mëtejshëm të kalimit në kufi, ndërsa ka shtuar se situata po vijon të ndiqet nga autoritetet në mënyrë që të lehtësohet ngarkesa.

“Bisedova me Varvitsiotis për lehtësimin e kalimit. Greqia ka vendosur të kryejë teste masive. Jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën”, ka thënë Cakaj./BW