.

Ministrja Xhacka deklaratë nga Kakavija: Po marrim masa që radha të shkurtohet sa më shpejt


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka takuar edhe zyrtarë të lartë lokalë, ndërsa fokus i saj ishte radha e gjatë e automjeteve që është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve.

Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, tha Xhacka.

Në Kakavijë, nga ora 14:00 deri në 18:00 kanë kaluar 1 300 qytetarë në kufi.

Olta Xhacka u shpreh se po bisedohet me palën greke që të punohet edhe në turn nate./BW