.

Kryeministri Rama nis pushimet me familjen në jug të Shqipërisë (Pamjet)


Këtë vit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur si destinacionin e pushimeve të tij pikërisht jugun e vendit.

Së bashku me bashkëshorten, Lindën dhe djalin e tyre të vogël, Zahon, ai ka udhëruar drejt Sarandës, ku do të kalojë disa ditë relaksi.

Kryeministri është fotografuar gjatë ditës së sotme në një prej lokaleve të jugut, ku shfaqej i buzëqeshur pranë partneres së tij.


Fotoja është siguruar nga “Abc News”, siç mund ta shihni më poshtë.Këtë vit kryeministri zgjodhi të pushojë në jug të vendit, pa lëvizur nga Shqipëria, për shkak të emergjencës Covid-19.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Rama ka vendosur të kalojë pushimet në këtë vend.

Gjithashtu vitet e tjera, ai ka zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pushimet e tij verore./abcnews