.

Erion Veliaj shërohet nga COVID-19! Del përgjigja e negative e tamponit edhe për bashkëshorten Ajola Xoxa

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e ka fituar betejën me COVID-19. Dosja.al shkruan se kryebashkiaku ka marrë sot përgjigjen e tamponit të dytë, i cili ka rezultuar negativ.

Bashkë me Veliajn, negative me koronavirus, ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila bëri gjithashtu tamponin, pasi infektimit të bashkëshortit.
Ajo ka publikuar së fundi një foto ku shfaqen disa zogj në qiell, si për të treguar lirinë që ndjen tani që virusi u largua nga familja e tyre.
Erion Veliaj njoftoi se ishte i infektuar me Covid-19 në fund të muajit korrik. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe se punën e vijonte nga shtëpia.

Javën e kaluar disa media shkruanin se kryebashkiaku kishte shkuar për kurim në Turqi, por ai e mohoi lajmin duke thënë se gëzon shëndet të plotë dhe nuk është larguar nga Shqipëria.