.

Bie zjarr në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë, po iu afrohet banesave

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Sipas raportimeve, zjarri po iu afrohet banesave, duke rrezikuar ato dhe jetën e banorëve.

Në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në pyll (Liqeni i Sharrës) ka rënë zjarr e si pasojë e erës, zjarri ka marrë përmasa dhe po i afrohet banesave. Kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikësve dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit./BW