.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, media e njohur turke transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke


Situata mes Turqisë dhe Greqisë gjatë ditës së sotme është tensionuar shumë.

Aq shumë u tensionua kjo situatë, sa mesnatën e së martës kishte të shtëna me armë zjarri dhe kanë mbetur për rrjedhojë të plagosur 3 persona.

Përpos asaj që ka ndodhur mes dy vendeve të Mesdheut, edhe një situatë aspak normale ka tërhequr vëmendjen.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi” në mes të kësaj përplasjeje ka transmetuar presidentin Erdogan me titra greke.

“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan media turke, duke bërë titra në gjuhën greke.

Kjo ngjarje ka habitur opinionin publik dhe nuk dihet se përse media e njohur turke ka vepruar në të tillë mënyrë. /Monitor.al