.

Shpërthim i fuqishëm në SHBA, rrafshohen disa shtëpi, raportohet për viktima (VIDEO-FOTO)

SHBA- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Baltimore të SHBA-së, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur. Mësohet se viktima ishte një grua sakaq thuhet se të paktën pesë persona janë bllokuar, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi në një zonë banimi në Baltimore, e si pasojë tre shtëpi u shkatërruan.

Mësohet se shkak i shpërthimit ishte gazi natyror, megjithatë ende nuk është dhënë një informacion zyrtar, ndersa hetimet për rrethanat e ngjarjes po vijojnë.