.

Polici serb rreh të riun shqiptar derisa i bie të fikët: Nuk njoha as fqinjët për shkak të dhunës

Erxhan Ibishi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shkuar në polici me shenja dhune duke deklaruar se është rrahur nga një efektiv serb.

Media maqedonase Alsat ka bërë publik rastin e denoncimit të Erxhan Ibishit, i cili shprehet se është dhunuar në stacionin policor të Kumanovës teksa ishte i prangosur, nga polici Stefan Mihajloviq.

Ai thotë se bashkë me disa persona të tjerë është ndaluar nga patrulla policore pasi është telefonuar nga truprojat e një lokali të lojërave të fatit në qendër të qytetit.

31-vjeçari e kishte të ndaluar të frekuentonte objekte të lojërave të fatit, por ai tregon se sigurimi i lokalit nuk e ka ndaluar. Një shoku i tij shton më tej se është arrestuar pa bërë asnjë rezitencë ndaj efektivëve.

“Jo nuk kam rezistuar vetëm se ju kam thënë tani po dal pse po më kapni menjëherë me dhunë!? Mua më nxorën jashtë, pastaj më morën në stacion.

Në pyetje më ka marr ai polici që e ka rrahur Erxhanin me tha pse nuk dolët menjëherë, i thash a na thatë që e kemi të ndaluar hyrjen! Kam dëgjuar në qelinë tjetër duke bërtitur dhe zhurma të goditjeve,” tregon shoku i të dhunuarit.

Erxhani thotë se në stacion policor nga orën 2 të natës u mbajt deri në 5 të mëngjesit, prej ku me makinën e policisë është lënë para derës së shtëpisë së tij, pa ndjenja.

“Skam mundur as të lexoj, madje fqinjin tim që punon polic e pyetsha prej nga je! D.m.th aq shumë ka qenë pa vetëdije, prandaj nënshkrova. Më pyet a të duhet doktor, u thash jo! Nuk desha të vij mjeku se ata pastaj do e bënte punën e tij në favor të policisë. Kështu ndryshe kur shkoj vet te mjeku privat”, thotë ai.