.

Plas sherri në plazh mes pushuesve dhe policisë, ‘fluturojnë’ çadrat e shezlonget (VIDEO)


Një sherr masiv ka ndodhur në një plazh në Belgjikë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sherri nisi pasi roja e plazhit u bëri shenjë një grupi prej 40 pushuesish që të mos qëndronin tek bordurat mbrojtëse, pasi ishte e ndaluar.

Ata kanë refuzuar të largohen dhe roja është detyruar që të njoftoj policinë.

Siç shihet edhe në video kur mbërrin policia pushuesit i kanë sulmuar, duke e kthyer kështu situatën në kaos.

Pamjet tregojnë se si çadrat e shezlonget përdorën për të sulmuar oficerët e policisë, ndërsa shihet edhe rëra që ‘fluturon’ në ajër.