.

Humbi shikimin në tërmetin e nëntorit, koronavirusi i merr jetën pedagogut të Politeknikut


Pas ndarjes nga jeta një ditë më parë të skulptorit të njohur, Arben Bajo, për shkak të koronavirusit, gjatë ditës së sotme, ka humbur jetën një pedagog i Universitetit Politeknik.

Klement Qerimi, sipas miqve të tij ka humbur jetën si pasojë e prekjes nga virusi. Një prej tyre shkruan, se pedagogu pak ditë më parë ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë.

Në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin përveç shkatërrimit të banesës./panorama1