.

Erdogan nuk tërhiqet, anijet turke shkojnë të armatosura në Egje (Video)


Presidenti turk Rexhp Taip Erdogan duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pretendimet e tij në Egje, duke planifikuar rikthimin në zonat e kërkimit për gaz dhe naftë të anijeve të specializuara si edhe atyre ushtarake.

Raportohet se Turqia ka nxjerrë sërish në Egje anijen e madhe të kërkimit të naftës dhe gazit, “Oruç Reis”. Anija u nis sot nga porti i Antalias për në zonën e kontestuar detare mes Rodosit me qëllim vijimin e kërkimeve në det.

Më herët, anija ishte urdhëruar të tërhiqej në port pas ndërhyrjes së Gjermanisë për të ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Megjithatë, duket se turqit nuk e kanë pranuar marrëveshjen e fundit mes Egjiptit dhe Greqisë për demarkacionin e hapësirës detare mes tyre në Mesdhe.

Erdogan u shpreh se Turqia nuk e njeh një marrëveshje të tillë pasi mes Egjiptit dhe Greqisë nuk ekziston një kufi detar, ndërsa theksoi se tani do të vijonin kërkimet përmes anijeve të tyre në zonën e kontestuar detare.

Turqia ka njoftuar se do të kryejë një stërvitje detare me zjarr real në të njëjtën zonë ku do të bëjë kërkime anija “Oruç Reis”, duke bërë kështu që të mbulojë për disa ditë aktivitetin e saj me anije ushtarake.