.

Mbyllja e kufijve/ Covid pezullon dhe fluturimet, ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar, se hyrja e shqiptarëve me rrugë tokësore në Greqi, do të shtyhet deri më 15 gusht. Po ashtu në njoftim thuhet, se fluturimet ajrore do të ndalohen deri më 17 gusht.
‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020. Është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020’, shkruhet në njoftimin më të fundit të ambasadës greke.
Ky vendim pritet të prek jo pak shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj. Ende nuk ka një njoftim të qartë se si do të verpohet me punonjësit sezonal, ku qeveritë e të dy vendeve kishin arritur një marrëveshje paraprak, një muaj më parë, duke rënë dakord që t’ lejonin.