.

Mbi 46 mijë viktima nga COVID-19, Meksika shteti i tretë në botë për numrin e vdekjeve

Mbi 46 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Meksikë. Ky fakt është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë së këtij vendi. Meksika tashmë është shteti i tretë në botë sa i përket numrit më të madh të vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Ministria e Shëndetësisë meksikane raportoi 8.458 raste të reja të të infektuarve, që është numri më i madh në një ditë deri më tani, ku gjithsej 424.637 njerëz janë të infektuar në shtetin meksikan.

Në Meksikë, 688 persona vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, duke e cuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46.688.