.

Tre muaj pasi u infektua, vdes qeni i parë nga Covid-19


Edhe pse thuhej që kafshët nuk preken nga Covid-19, qeni Buddy nisi problemet me frymëmarrjen që prej mesit të prillit, kur dhe i zoti i tij ishte sëmurë me koronavirus prej tre javësh. Qeni ishte gjithashtu me kancer.

Pronarët e tij Robert e Allison Mahoney,thanë se qeni ishte ‘eliminuar’ pasi kishte nisur të kollitej me gjak.

Zonja Mahoney tha se Buddy “kishte sjellë gëzim për të gjithë”.
Nuk është e qartë nëse Buddy vdiq nga komplikimet e koronavirusit apo nga kanceri prej të cilit vuante.Por shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas problemeve të frymëmarrjes në prill.

Një testim te veterineri e nxorri Buddy-n në maj pozitiv me koronavirus.
“Kur i thua njerëzve që ke qenin me koronavirus, ata shikojnë sikur ke shtatë koka”, thotë zonja Mahoney.