.

“Vaksina e COVID-19 është gjetur por mbahet e fshehtë”, Instagrami censuron Madonën pas deklaratës së fortë

Madonna censurohet nga Instagram pasi shpërndau një video të një teorie konspirative në lidhje me koronavirusin. Në video shfaqej doktoresha Stella Immanuel e cila tregonte se kishte kuruar qindra pacientë të infektuar me COVID-19 me hidroksilkoloinë dhe se vaksina ishte gjetur por mbahet e fshehtë që të pasurit të pasurohen më shumë.
Instagram e bëri videon të zezë me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”. Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj këtij vendimi.
Midis tyre ishte ylli i popit, Annie Lennox, e cila komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë. Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakeruar dhe që do të na e shpjegosh çfarë ndodhi. Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të tilla rreth koronavirusit.
Në mars, ajo publikoi një video në të cilën deklaronte se COVID-19 do të ishte “barazuesi i shkëlqyeshëm” midis klasave shoqërore. Por edhe vetë këngëtarja ka thënë më herët se e ka kaluar COVID-19. Me një postim në Instagram ajo tha se u infektua në muajin mars gjatë një turi në Paris.