.

Rindërtimi/ Ahmetaj në Farkë: Janë shpërndarë 7.6 miliardë lekë, sot mbyllet procesi kontraktues për 677 njësi individuale


Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspekoi punimet për banesat individuale në Farkë të Tiranës.

Ahmetaj bëri me dije se në përgjithësi janë shpërndarë nga qeveria 7.6 miliardë lekë për qytetarët banesat e të cilëve nga tërmeti i 26 nëntorit pësuan dëmeve të lehta ose mesatare DS1- DS3.

Më tej ai theksoi se sot përmbyllet procesi kontraktor për 677 njësi individuale teksa rindërtimi i tyre në Tiranë tashmë ka filluar.”Jemi në Farkë. Këto janë shtëpi individuale që janë të paketës së 48 shtëpish në Farkë që ndërtohen nga Bashkia e Tiranës. Nuk jemi duke folur për 3D, por për realitet. Vizitova mbi 7-8 njësi individuale. Rikthehem për programin, 6-7 muaj më parë ku shumë nuk besonin se do vinim në këtë ditë.
Programi i njësive individuale ka filluar në Tiranë, dhe sot mbyllet fondi kontraktues për 677 njësi individuale.
Janë 4 sajte që janë aktive, dhe 4 të tjera javës tjetër. Janë shpërndarë 76 milionë dollarë, 7..6 miliardë lekë për qytetarët që u është dëmtuar banesa për dëme mesatare.”- tha Ahmetaj.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKËNë Njësinë Adminstrative Farkë vazhdojnë me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e 48 banesave të para individuale. ?Deri tani në Tiranë ka nisur puna në 199 objekte, ndërsa dje Këshilli Bashkiak miratoi listën edhe për 150 përfitues të tjerë.

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 29 juillet 2020

/BW