.

Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, së bashku me familjen e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë javën e kaluar. Arsyeja ka qenë takimi me krerët e lartë të shtetit, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive.

Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.