.

“Në drekë na vjen zëri”, Renis Gjoka për aktin normativ që mbyll lokalet e natës: ‘Sardelet’ kryeminstri t’i shohë në urbanë

Në një lidhje skype në News24, këngëtari i njohur Renis Gjoka komentoi aktin normative të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës me muzikë live, pas orës 20:00. Ndërsa e konsideroi absurd këtë akt normativ, ashtu si edhe shumë artistë të tjerë, Gjoka tha se po gjejnë mundësitë për të kënduar e për të mos mbyllur aktivitetin e tyre, një ndër zgjidhjet është edhe të kunduarit ‘live’ në drekë.
“Ne sot jemi duke u bërë gati për të kënduar në orët e drekës jo si zakonisht, por kundër ligjit nuk dalim dot. Kërkojmë të shihet edhe një herë ligji, të sqarohet mirë, nuk ka ende sot një përgjigje të saktë pse muzika është ndaluar pas orës 20:00” tha Gjoka, ndërsa kërkoi nga kryeministri të shohë edhe autobusët urbanë apo zyrat e shtetit.
“Të gjithë e shohim shumë mirë cfarë ndodh në autobusë, zyra shteti. Jemi artistë, jemi koshientë që këtu ka një problem shumë të madh, virusi është nëpërkëmbë, nuk jemi kundër masave, kërkojmë që aktiviteti të vijojë brenda marrjes së masave. Mesa di unë hiq 2-3 raste, të gjithë kanë qenë kundrejt masave nga qeveria. Nu karri ta shpjegoj pse ky akt normativ. Kur u mbyll Shqipëria nuk kishte pakënqësi kaq të madhe, sepse u mbyllën të gjithë, halli ishte si do rimbursohemi etj. Tani është një rast selektive .
Saradelet që përmend kryeministri janë në autobus dhe nuk janë fare në lokale. Inspektorët ndaj janë të dalin në terren të shohin po merren apo jo masat. Nuk mund të mbyllen të gjithë për 2-3 lokale që nuk zbtojnë masat. Kjo është të luash me populizmin, t’i biesh shkurt muhabetit, dhe nuk duan t’ja dinë fare që këtu është një zinxhir i gjatë që prek mijëra njerëz.” -vijoi më tej këngëtari.
Nëse nuk do punonit, sa është humbja?
Unë jam koshient, nuk jemi injorant, e dimë mirë, jetojmë me situatën. Po nuk është ky rasti, sepse kur u bë mbyllja e madhe nuk doli ndonjë artist kundër. Tani shtohen rastet, hapet transporti publik. Sa I përket të ardhurave, janë të pallogaritshme, kemi 4 muaj pushim. Pastaj nuk është vetëm halli I verës, ne nuk na lejohet të këndojmë në ambjente të hapura. Teorikisht jemi të mbyllur deri në majin tjetër.
Sa ju penalizon në shifra kjo mbyllje?
Varet nga cmimet e artistëve, me miliona lekë patjetër. Po nuk është ky problemi. Le të rrimë edhe pa mundësi financiare, do e përballojnë, por nuk ka sens, nuk funksionon kështu. Ca kuptimi ka mbyllja në orën 20:00. Nuk mendojmë t’i bëjmë bisht ligjit. Por po gjejmë hapsirë të punojmë dhe të respektojmë ligjin. Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë.
Mund të sjellë kjo mos lejim edhe në drekë?
Nëse e ka me artistët, nëse është luftë qeveri-artist, është tjetër gjë. Flasim për dëshirën për të izoluar virusin, në të kundërt duhet të flas si artist që i pengohet e drejta e profesionit.
A jeni në një mendje për aktin normativ?
Nuk ka artist që nuk është dakord me këtë, nuk kam hasur. Nuk besoj të dalë ndonjë artist e të thotë shumë mirë mos këndojmë ne. Nuk besoj ka person që e mbështet këtë akt.
Sot ruani distancën?
Ne do luajmë duke respektuar masat. Nuk jemi idiotë të kemi infektime e të bëhemi ne shkak. Nga 1 qershori deri në ditën e aktit normativ kemi qenë brenda masave. Një dele e zezë brenda tufës nuk mund të penalizojë të tjerët.