.

I propozojnë vajzës se tij për martesë, Skerdi Faria: A ke X6 t’i bësh xhiro nga Blloku?

Kohët e fundit doktori i VIP-ave Skerdi Faria ka marrë propzime të shumta për martesë për vajzën e tij. Disa nga këto propozime, ai i ka ndarë edhe në rrjetin e tij social duke e bërë situatën edhe më shumë komike.

Një djalë i ka shkruar Skerdit ta lejojë të lidhet me vajzën e tij Elena, dhe doktori me shaka e pyet nëse ka X6 që t’i bëjë xhiro në Bllok.

Një djalë tjetër i ka kërkuar Elenës të martohen bashkë, që Skerdi t’ja bëjë operacionin e veshëve falas

Kujtojmë se Skerdi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë më vajzën e tij, të cilën e konsideron edhe si shoqe.