.

“Po shkojmë drejt një grope të madhe”, Elton Deda mesazh Ramës: Reflekto or mik sa nuk është vonë!

Elton Deda ka reaguar sërish pas vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës në çdo mjedis pas orës 20:00.
Përmes një mesazhi në facebook, kantautori i njohur i kërkon kryeministrit Edi Rama që të reflektojë. Deda propozon shfuqizimin e aktit të djeshëm dhe hartimin e një të riu që shtrëngon masat në lokalet e natës.
“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos jua mbyll shqiptarëve të derrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos ti rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshem dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojme drejt një gropë të madhe. Sa më shpejt madje. Miqësisht, një pjesë e armatës të denigruar prej 5 muajsh”, shkruan Elton Deda.