.

E quajtën fashiste se postoi ‘Autochthonous’, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën


Ylli i POP-i Dua Lipa ka ngjallur polemika pas një postimi në twitter lidhur me hartën ‘nacionaliste’ të Shqipërisë së madhe.

auto.JPG

Këngëtarja 24-vjeçare postoi imazhin e hartës së famshme “Autochthonous”, ku shihet Shqipëria së bashku me Kosovën dhe qarqet e tjera përreth, në një flamur të kuq dhe shqiponjën e zezë. Ajo shkroi fjalën “autochthonous”, që do të thotë banorët vendas, me origjinë të hershme të një vendi.

twitt.JPG

Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës, është akuzuar se ka favorizuar ekspansionizmin shqiptar. Postimi i saj do të thotë se shqiptarët e Kosovës janë popull autokton, vendas në atë territor, gjë që kundërshtohet ashpër nga serbët.

harta1.JPG

Kujtojmë që për herë të parë imazhi “Autochthonous” ku shihet shqipëria e madhe, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, u shfaq për herë të parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 2014. Në fushë plasi një sherr masiv, që vijoi më tej me shumë “sherre’ të tjera politiko-sociale.

Disa përdorues rrjetesh sociale e ka cilësuar Dua Lipën si fashiste dhe kanë përdorur hashtagun ‘cancel Dua Lipa’. Megjithatë shumë dolën në mbrojtje të saj. Organizata Team Albania në SHBA tha se ajo po “shkatërronte” pretendimet e rrezikshme se shqiptarët janë popull indigjenë në Ballkan.

The Sun shkruan: Shqiptarët pretendojnë se u vendosën në territorin e tanishëm të Kosovës përpara serbëve dhe se janë etnikë, ndërsa serbët pretendojnë të kundërtën. Madje shumë nacionalistë serbë përdorin parrula “Kosova është Serbi”.

Postimi i Dua Lipës u bë pas një peticioni që u bë viral në internet duke bërë thirrje që Apple Maps ta shfaqte Kosovën në hartë dhe si një vend të pavarur. Deri tani janë mbledhur më shumë se 130.000 firma.

Edhe Rita Ora e ka postuar këtë duke shfaqur hapur mbështetjen ndaj vendit të saj./newsbomb