.

Mbyllja e lokaleve të natës, reagon Elton Deda: Do i bëjmë live-t në mëngjes, shijohet dhe kafja përsëmbari

Vetëm pak pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin më të fundit për menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend, duke mbyllur klubet e natës, diskot dhe lounge baret reagon kantautori i njohur Elton Deda.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Elton Deda ndan mendimin e dhënë nga një koleg i tij, lidhur me oraret kur do të bëjnë Live-t.

“Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”- shkruan ai.

Reagimi i Elton Dedes

Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare.

Akti normativ

Ministrja Manastirliu njoftoi dhe sanksionet e forta për klubet e natës, diskot, lounge baret në rast se do të hapin aktivitetin e tyre.
“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: –

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.