.

Krahasimet s’kanë fund! Fotoja e Mark Zuckerberg kthehet në memen e preferuar të momentit

Disa fotografi të reja të postuara së fundmi nga Mega Agency tregojnë themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, teksa bën sërf në Hawaii në një dërrasë elektrike.

Zuck e aplikoi me shumë zell kremin e diellit në fytyrë dhe kjo ka sjellë shumë reagime dhe krahasime në rrjet pasi ka vendosur më shumë krem sec duhet.
Sidoqoftë, Mark duhet vlerësuar për kujdesin e tepërt ndaj lëkurës, si edhe përkushtimin në palestër. Ja disa nga krahasimet: