.

Po këtë ku e gjetët, m’qafsh? Degjeneron debati në Open mes Hajdarit dhe Kolës

Debate të shumta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po diskutohet për ndryshimet kushtetuese të iniciuar nga opozita parlamentare dhe mbështetur nga mazhoranca.

Një tjetër debat u zhvillua mes analistit Vehap Kola dhe deputetes Rudina Hajdari, i cili nisi kur Kola tha se Hajdari po i del kundër ndërkombëtarëve.

Pjesë nga debati:

Kola: Në protestën studentore deshët të dorëzonit mandatin, por refuzat kur mandatet i dorëzoi opozita. Këtë e bëtë duke thënë se jeni konsultuar me ndërkombatarët. P o tani pse po i dilni kundër ndërkombëtarëve?

Hajdari: Ku e gjete këtë, m’qafsh?

Vasili: Ju lutem kini respekt për të ftuarit e Open. Kështu mund të thojë dhe ndonjëri për juve. Kështu që tregoni respekt për të ftuarit.

Hajdari: Unë e jap përsëri mandatin për studentët, por një mandate nuk e dëmton Kuvendin, por 56 deputetë e dëmtojnë Kuvendin. Ju keni ardhur këtu, me një kasetë, jepi dhe pak sepse jeni kasetë