.

“Edhe lekët e tërmetit ua dhatë 10 oligarkëve”- Bushati përplaset me Ulsi Manjën

Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel teksa po diskutohet për ndryshimet kushtetuese. Një debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Ulsi Manjës. Debati nisi kur Bushati tha se Rama po punon për oligarkët.

Pjesë nga debati:

Bushati: Mos me flisni mua për ndryshime. Ju keni dhënë paratë të njëjtëve oligarkë që u ka dhënë dhe Basha. Edhe lekët e tërmetit ua dhatë 10 oligarkëve.

Manja: Jeni pro listave të hapura se keni vite që bëni debat për listat e hapura?

Bushati: Unë nuk votoj fare.

Manja: Aq më keq akoma.

Bushati: Kam dinjitet dhe e reskpektoj veten aq sa të mos votoj këta lista.