.

Varhelyi takohet me Mazin: Me rëndësi për integrimin mbetet përparimi i reformave

Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, njofton se ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin shqiptar, Zef Mazi. Përmes Twitter, zyrtari i lartë thekson se temë e diskutimi ishin hapat e ardhshëm për negociatat si dhe përparimi i reformave.

“U takova këtë mëngjes me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi, për të diskutuar përgatitjen dhe hapat e mëtejshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit të reformave” – shkruan Oliver Varhelyi teksa poston edhe foton me kryenegociatorin Mazi.