.

Shfrytëzuan seksualisht 17-vjeçaren, gjykata vendos fatin e 4 të arrestuarve

Fatjon Leka, Eduard Cangu dhe Arbis Shima do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve për ngjarjen shokuese në Fushë-Krujë ku akuzohen se kanë abuzuar seksualisht, droguar dhe shfrytëzuar si prostitutë një 17-vjeçare. Gjykata ka vendosur “burg pa afat” për të tre në seancën për caktimin e masave të sigurisë. Ndërkohë për Leonard Stafën është vendosur “arrest shtëpie”.
Katër të rinjtë u arrestuan të dielën pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë, Alket Brata dhe Ameld Merlika, ky i fundit u arrestua sot në Sarandë.
Policia ka marrë në mbrojtje familjen e 17-vjeçares nga Fushë Kruja, e cila ishte droguar dhe abuzuar seksualisht për muaj me radhë nga një grup djemsh, që merreshin dhe me kultivimin e kanabisit.
Ngjarja u zbulua pak ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ku u arrestuan katër të rinj dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Një ditë pas ngjarjes, njëri prej të shpallurve në kërkim kishte vënë një sasi tritoli në oborrin e banesës së adoleshentes, që fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.
Ndërkohë, në një rrëfim ekskluziv për “BalkanËeb”, dhënë gazetares Dorjana Bezat, e reja tregoi gjithë ngjarjen rrëqethëse, duke thënë se ishte droguar me kokainë që kur ishte 16 vjeçe dhe që prej asaj kohe ishte abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar si prostitutë.